FSK ofron mbështetje për institutin “ATOMI”

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë ofruar përkrahje për institutin "ATOMI", duke dhënë ligjërata nga pjesëtarët e FSK-së dhe vizitës në QNTKSH, atomistët përfituan njohuri rreth misionit, detyrave dhe strukturës së FSK-së

Aktivitete që u zhvilluan nga FSK-ja

Të hënën e pesë shtatorit, Kompania për Operacione me Civil e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar aktivitete në mbështetje të kampit veror të Institutit “ATOMI” në Aeroportin e Gjakovës si dhe në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit( QNTKSH) në Pomozotin.

“Nëpërmjet ligjëratave nga pjesëtarët e FSK-së dhe vizitës në QNTKSH atomistët përfituan njohuri rreth misionit, detyrave dhe strukturës së FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në njoftim thuhet se gjithashtu kanë pasur mundësi të socializohen mes vete me lojëra të ndryshme të ndërtimit të ekipit si dhe aktivitete të përbashkëta në ndihmën e parë, mbijetesën në kushte të vështira si dhe orientimit në natyrë pa pajisjet e nevojshme të navigimit.

Forcat e Sigurisë së Kosovës ka shkruar se për të qenë më afër qytetarëve të saj realizon bashkëpunime të tilla me organizata dhe institucione civile, në mënyrë që të rinjtë të familjarizon sa më shumë me ushtrinë.

Aktivitete që u zhvilluan nga FSK-ja

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika