FSK-së i bashkohen 36 ushtarë të rinj nga radhët e komuniteteve jo-shumicë

Në një ceremoni solemne të organizuar më 10.04.2026, në ambientet e kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj, janë certifikuar 36 rekrutë nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, të cilët nga sot i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës si ushtarë të saj.

Kështu ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Në një ceremoni solemne të organizuar sot në ambientet e kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj, janë certifikuar 36 rekrutë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, të cilët nga sot i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës si ushtarë të saj.

Në këtë ceremoni u certifikuan rekrutë nga komunitetet turk, ashkali, boshnjak, rom dhe egjiptas, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së për ndërtimin e një force gjithëpërfshirëse, profesionale dhe shumëetnike.

Gjatë trajnimit të tyre, rekrutët kanë përfituar njohuri dhe aftësi themelore ushtarake, duke u përgatitur për të kontribuar në realizimin e misionit të FSK-së në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në ceremoni, përveç udhëheqësve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, të pranishëm ishin edhe familjarë të rekrutëve, si dhe mysafirë të ftuar, të cilët ndanë këtë moment të rëndësishëm me të diplomuarit.

Certifikimi i këtyre rekrutëve përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional dhe njëkohësisht kontribuon në forcimin e kapaciteteve të FSK-së si një institucion modern, gjithëpërfshirës dhe në shërbim të vendit”, ka njoftuar FSK.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika