FSK: Snajperistët arrijnë rezultate të larta në Turqi

Pasi gara u mbajt në Egirdir të Republikës së Turqisë, në shkollën e Komandos nga data 21 deri më 28 qershor, snajperistët e FSK-së kanë arritur rezultate të larta

Snajperistët e FSK-së

Gara për snajperistë u mbajt në Egirdir të Turqisë, në shkollë të Komandos, kjo garë çdo vit mbledhë shumë ekipe nga shtete të ndryshme të botës, për të garuar me ekipet e tyre të snajperistëve, qëllim i kësaj gare kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja.

Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi kanë bërë të ditur se, gara u zhvillua në disiplina të ndryshme si; qitje nga pjerrësitë, qitje nga barka, qitje nga helikopteri, qitje dyshe, qitje nga barrikada, navigim ditën dhe natën, qitje me revole, fshehje dhe gjetjen e armikut dhe disiplina të tjera.

Rezultate të larta janë arritur nga ekipi i FSK-së, ku FSK pas renditjes përfundimtare nga shtetet ndërkombëtare u rendit në vendin e pestë.

“Ekipi i FSK-së tregoj një përkushtim dhe profesionalizëm shumë të lartë duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze FSK-në dhe shtetin e Kosovës. Këtë vit në këtë garë morën pjesë gjithsej 26 ekipe nga 12 shtete,” kanë bërë të ditur FSK.

Snajperistët e FSK-së

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika