GAF: Denoncojmë dhunuesit e ngacmuesit potencial

GAF përmes një aksioni të ndërmarrë para Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ata kanë denoncuar komentuesit e rrjeteve socialet të cilët vazhdojnë ta promovojnë e ushqejnë frymen e dhunshme ndaj grave e vajzave, edhe të miturave

Grupi i Aktivistëve/eve Feminist/e përmes një aksioni të ndërmarrë para Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ata kanë denoncuar komentuesit e rrjeteve socialet të cilët vazhdojnë ta promovojnë e ushqejnë frymen e dhunshme ndaj grave e vajzave, edhe të miturave.

“Duke konsideruar që gjuha si mjet komunikimi përdoret edhe për ligjerim, ne jemi të shqetësuara që në vazhdimësi po ushqehen masat kundrejt ekzistencës së grave, pastaj po e ushqejnë dhunën fizike dhe ngacmimet seksuale. Këto ligjerime duhet të ndalen, që të parandalohet edhe një rast tjetër e tjetër”, thuhet në njoftimin e Grupit të Aktivistëve Feminist.

Sipas GAF-it, organet e rendit të Kosovë qoftë Policia apo Prokuroria kanë dështuar të ofrojnë siguri dhe shteti është është përgjegjës për vrasjet e grave, dhunën fizike ndaj tyre, ngacmimet seksuale dhe pabarzitë.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë dështuar t’i mbroj gratë, kanë dështuar të ju ofrojnë siguri – prandaj përgjegjes për vrasjet e grave, dhunën fizike ndaj tyre, ngacmimet seksuale dhe pabarzitë është krye-këput shteti, i përcjellur me të gjitha instancat e sigurisë e drejtësisë të cilët nuk arritën ta shtrijnë sovranitetin e shtetit për gratë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e GAF-it.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika