Ganimete Musliu reagon ndaj Haradinajt

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj duke thënë se financimi i ushtrisë duhet të bëhet me ligj

Deputetja Musliu, ka reaguar ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, pasi të shtunën ai ka thënë se “disa eksponentë të PDK janë çuar peshë kundër fondit të Ushtrisë”.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “disa eksponentë të AAK-së patën gabuar rëndë”, kur përkrahnin Vetëvendosjen.

“Disa eksponentë të AAK-së patën gabuar rëndë kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa në degjenerim të Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Sipas Musliut, financimi i ushtrisë duhet të bëhet me ligj.

Ganimete Musliu vazhdon të merret me vajzën 7-vjeçare të Albin Kurtit
Ganimete Musliu

“Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmoshë. E duam ushtrinë me standarde të NATO-s, STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË!”, ka shkruar Musliu më tutje.

Ndryshe, të shtunën, ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ndaj reagimeve të deputetëve të PDK-së, për Fondin për Ushtrinë e Kosovës.

After Hague Appearance, Haradinaj Tells US, EU to Stop Pressuring Kosovo
Ramush Haradinaj

Ai ka thënë se ndihma për ushtrinë është ndihmë për shtetin.

“Pa ushtri s’ka shtet, dhe ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike, dhe shqiptarët e dijnë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ndër të tjera, ka shtuar se nuk e ka të qartë se çka po e pengon PDK-në, forcimi i ushtrisë apo Albin Kurti.

PDK ishte kundër mënyrës se si ishte krijuar fondi, duke thënë se, një fond i tillë, nuk krijohet me lëmoshë jashtë sistemit shtetëror dhe se ushtria nuk mbahet me “vitra.”

“Fondi i Sigurisë është një përpjekje tjetër e kësaj qeverie për t’u dukur sikur po bëjnë diçka, në kontekstin aktual të sigurisë, por në realitet, po tregon qartë se kjo qeveri nuk e kupton sigurinë kombëtare dhe aparatin e saj, dhe se si në të vërtetë financohet dhe funksionon ky sektor”,  kishte deklaruar Besa Kabashi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur të themelonte Fondin e Ushtrisë së Kosovës në mars të këtij viti, mirëpo shuma e deritanishme nuk është bërë e ditur, gjë që ka zgjuar dyshimet se ato mjete të grumbulluara mund të keqpërdoren, pasi nuk po bëhen transparente.

Haradinaj reagon për Fondin e Ushtrisë

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika