GAP: Kryetarët e komunave kanë përmbushur vetëm 51 për qind të premtimeve zgjedhore

Instituti GAP ka prezantuar të martën një raport mbi përmbushjen e premtimeve nga kryetarët e komunave të Kosovës gjatë mandatit 2021–2025, ku rezulton se vetëm gjysma e tyre janë realizuar.

Hulumtuesi i GAP, Bekim Salihu, tha se nga 1815 premtime të dhëna nga 27 kryetarët e komunave, 918 janë plotësisht të përmbushura, 234 gjysmë të përmbushura, 281 të filluara, ndërsa 382 nuk janë realizuar.

“27 kryetar të komunave të Kosovës kanë dhënë 1815 premtime dhe tani në fund të mandatit rezulton që nga këto premtime 918 premtime janë plotësisht të përmbushura. 234 premtime janë gjysmë të përmbushura. 281 premtime janë të filluara ndërkaq 382 premtime nuk janë përmbushur gjatë këtij mandati. Vlerësuar sipas përqindjes rezulton se 51 për qind e premtimeve janë përmbushur, 13 për qind e premtimeve janë gjysmë të përmbushura, 15 për qind janë të filluara ndërkaq 21 për qind e premtimeve nuk janë përmbushur gjatë këtij mandati”, tha Salihu.

Ai tha se sipas fushave, më së shumti janë përmbushur premtimet në shëndetësi (66%), arsim (63%), administratë (58%) dhe në fushën sociale (55%). Ndërsa, më së paku janë përmbushur premtimet në urbanizëm (34%), infrastrukturë (37%) dhe shërbime publike (41%).

Drejtori i Institutit GAP, Blendi Hasaj, tha se ky mandat është karakterizuar me një numër shumë të madh të premtimeve krahasuar me mandatet e kaluara, dhe se kryetarët e rinj kanë performuar më mirë në krahasim me ata që kanë udhëhequr komunat edhe më herët.

“Ky mandat i cili po përfundon 2021–2025 është karakterizuar me një numër shumë të madh të premtimeve krahasuar me mandate të tjera, kemi 1800 premtime krahasuar me mandatet e kaluara kur kishim 500 deri në 900 premtime. Kemi pasur edhe me mandatin e kaluar në shumë komuna kanë kandiduar kandidatë të rinj ose nga partitë që nuk kanë udhëhequr vitet e fundit me atë komunë. Nga rezultatet që po i publikojmë sot, dallohët që disa nga performuesit më të mirë nga kryetarët aktualë janë pikërisht kryetarët e rinj. Sepse edhe nxitjen e kanë pasur më të madhe që të tregojnë veten e tyre që të bëjnë punë më të madhe”, tha Hasaj.

Ai shtoi se përveç zotimeve, kryetarët janë përballur edhe me sfida të jashtëzakonshme që kanë ndikuar në realizimin e agjendave të tyre.

“Kjo është karakterizuar edhe me disa sfida që edhe kryetarët e zgjedhur nuk kanë mundur t’i anticipojnë aq lehtë, fillimisht inflacioni i cili ka qenë problem evident në dy vitet e para të mandatit të tyre. Një problem tjetër që ka ndikuar në dinamikën e punëve që kanë mundur t’i realizojnë kryetarët janë pagestat që është dashur t’i bëjnë për vendimet gjyqësore dhe obligimet përmbarimore”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika