GAP: Nëntë komuna marrin pikët maksimale për transparencë buxhetore, pesë të tjera shënojnë rënie

Instituti GAP ka publikuar të martën raportin vjetor “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2024”, ku vlerësohet niveli i publikimit të dokumenteve buxhetore nga të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas raportit, nëntë komuna kanë arritur transparencën maksimale duke grumbulluar nga 100 pikë secila.

Bëhet fjalë për komunat: Kaçanik, Klinë, Lipjan, Mitrovicë e Jugut, Prizren, Rahovec, Shtime, Skënderaj dhe Vushtrri. Ky është numri më i lartë i komunave me pikë maksimale që nga fillimi i matjes së indeksit në vitin 2017.

Raporti thekson edhe përmirësime të theksuara në disa komuna. Mitrovica e Veriut ka shënuar ngritje prej 46 pikësh krahasuar me vitin e kaluar, duke u rritur për shtatë pozita në renditje. Vitia ka pasur një rritje të ndjeshme prej 45 pikësh, duke arritur në 90 pikë.

Edhe Drenasi, Hani i Elezit dhe Podujeva kanë pasur performancë të lartë me nga 95 pikë secila. Sipas GAP-it, këto komuna nuk arritën pikët maksimale vetëm për shkak të mungesës së një dokumenti në formatin e kërkuar.

Megjithatë, raporti evidenton edhe rënie të konsiderueshme në disa komuna: Ferizaj (-47.5 pikë), Obiliq dhe Malishevë (-25 pikë secila), Gjakovë (-20 pikë), Suharekë (-10 pikë).

Në total, 22 nga 38 komuna kanë kaluar mesataren prej 61 pikësh në indeks. Gjatë vitit 2024, komunat kanë publikuar gjithsej 227 dokumente buxhetore në faqet e tyre zyrtare, ndërsa dokumentet më të shpeshta ishin Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) dhe raportet financiare.

Instituti GAP bën të ditur se 32 komuna kanë organizuar së paku 123 dëgjime buxhetore publike, ndërsa gjashtë komuna nuk kanë mbajtur asnjë dëgjim të tillë.

Kartela analitike e kontos vazhdon të mbetet dokumenti më pak i publikuar – vetëm 16 komuna e kanë bërë publike në faqet e tyre zyrtare dhe dy të tjera përmes emailit. Megjithatë, ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2023.

Komunat më jotransparente sipas raportit mbeten Zubin-Potoku dhe Zveçani, të cilat nuk kanë publikuar asnjë dokument buxhetor.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika