Gara për kreun e PDK-së, çka tregojnë kandidaturat e deritashme?

Në garën për kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxha ka konfirmuar kandidaturën e tij përballë Bedri Hamzës. Mendimet e analistëve politikë janë të ndara. Disa vlerësojnë se procesi synon vetëm bartjen e stafetës në mënyrë të dakorduar dhe jo një garë të mirëfilltë, gjersa të tjerë, thonë se mund të ketë edhe kandidatë të tjerë

Pakënaqësitë e tij për datën e mbajtjes së konventës së Partisë Demokratike, anëtari i kryesisë së saj, Enver Hoxha i ka shprehur haptazi. (Pamje të Enver Hoxhajt)

Por një ditë më parë, Hoxha ka konfirmuar se do të garojë kundër Bedri Hamzës, për ta marrë drejtimin e subjektit të dytë më të madh politik në Kosovë. (Pamje te Bedri Hamzes)

Shpallja e kandidaturës erdhi disa orë pasi Hoxha ishte shprehur publikisht kundër mbajtjes së konventës në fillim të javës së ardhshme, duke vlerësuar se është kohë e shkurtër që nda dorëheqja e kryetarit Memli Krasniqi. (Pamje te selisë se PDK-së)

Sipas Hoxhajt, një nguti e tillë nuk garanton garë cilësore.

Zhvillimet rreth këtij procesi, e bëjnë analistin Adrian Zeqiri, të besojë se PDK-ja nuk është e interesuar për garë të brendshme.

“Kjo ç’ka është tentu të bëhet ka qenë më shumë një bartje e stafetës prej z. Memli Krasniqi tek z. Bedri Hamza, shumë më shumë se sa një garë e brendshme partiake. PDK si duket nuk ka dashtë të hapë garë të brendshme sepse është në një fazë tranzicioni, janë në pritje të rikthimit të liderëve historik kështu që si duket, është diçka e ndërmjetme. Nuk ka garë të mirëfilltë, ka konsensus që të procedohet me një kandidat të vetëm”, ka deklaruar Adrian Zeqiri – analist politik.

Por, njohësi i zhvillimeve politike, Kolë Krasniqi thotë se kandidatura e Hoxhajt tregon një gatishmëri për një opsion të dytë për udhëheqjen e PDK-së, derisa ai pret që të ketë edhe kandidatura të tjera.

“Unë besoj se nuk janë vetëm këto dy kandidatura por në opinonin po qarkullojnë informata se ka edhe persona të tjerë që do t’i prezantojnë kandidaturat e tyre. Përkundër faktit që për caktimin e përshpejtuar të udhëheqjes partiake që është imponu brenda parties por edhe në Kosovë, është kohë e mjaftueshme për faktin se elektorati i përgjithshëm i PDK i ka të qarta orientimet e veta dhe besimin se ka do të shkojë në katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar Kolë Krasniqi – Njohës i çështjeve politike.

Konventën e Jashtëzakonshme e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e ri do të mbahet të hënën e 17 nëntorit, pesë ditë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kjo pozitë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika