Ermal Panduri, në Debat Plus, ka thënë se kandidatët për të parin e Mitrovicës, ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Arian Tahiri dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Faton Peci, kanë qenë të ftuar të jenë pjesë e debatit të sontëm, pra në natën e fundit të fushatës zgjedhore në raundin e dytë.
Panduri ka treguar se ftesës i është përgjigjur Arian Tahiri i PDK-së, ndërsa Faton Peci nuk është përgjigjur.
Ai ka thënë se gara për të parin e Mitrovicës ka qenë gara më interesante, si në raundin e parë, ashtu edhe në raundin e dytë.
Panduri i ka dëshiruar mirëseardhje në studio Tahirit, duke thënë se “dëshirën do ta kisha që të përballeshit në studion e Debat Plus edhe me kundërshtarin tuaj, Faton Pecin”.