Gashi e quan propagandë puro ndërhyrjen e Haxhiut, kërkon shkarkimin e saj

Analisti Dardan Gashi e quan propagandë puro ndërhyrjen e Lëvizjes Vetëvendosjes në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren për akuzën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare për rastin e rrënimit të aneksit të “Abi Çarshisë'' nga dy ish-zyrtarë të Komunës së Prizrenit, ku njëri prej të dënuarve është edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmira Vrenezi

Dardan Gashi, analist

Dardan Gashi, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh analist ka quajtur propagandë puro veprimet e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut mbi çështjen e vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren për rastin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmira Vrenezi, rreth akuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ai thotë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bën presion mbi sistemin juridik sa herë që nuk i pëlqejnë vendimet e gjykatave.

‘’Kjo është propagandë puro e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa e dyta shumë shqetësuese është që ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu jo sot, por në vazhdimësi del dhe bën presion mbi sistemin juridik të këtij vendi, qoftë te prokurorët, qoftë te Gjykata, sa herë që nuk i pëlqejnë vendimet’’, tha Gashi, i ftuar në emisionin ”Debat Plus” me Ermal Pandurin.

Ai shton se detyra e ministres është që të menaxhojë burgjet, të shkruajë ligjet, e jo menaxhimi i sistemit prokurorial, e as sistemi i gjykatësve.

Gashi thotë se Lëvizja Vetëvendosje vetë i definon ligjet, se si iu konvenon atyre.

”Pra, VV-ja tenton me vendime të partisë ta definojë çka është e drejtë dhe e padrejtë, në këtë shtet vetëm për anëtarët e vet, jo për qytetarët e tjerë, pra, kur janë në pyetje anëtarët e VV-së vlejnë rregulla tjera, ndërsa për qytetarët e tjerë jo’’, tha ndër të tjerash Gashi.

Ai i bën thirrje opozitës që të bëjë një kauzë për shkarkimin e ministres Haxhiu, për shkak të ndërhyrjes së saj në vendimet e Gjykatës, ku akuzohet deputetja e LVV-së.

Të martën, Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim për dënimin e dy ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar.

Islam Thaqi, ish-drejtor i Inspektoratit dhe Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë njëherësh deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, janë dënuar me nga 3 vjet burg dhe me nga 2.000 euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë”, më 19 dhe 21 korrik 2019.

Sipas Gjykatës, të akuzuarit nuk i kanë respektuar ligjet e aplikueshme dhe udhëzimet administrative.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika