Gashi e quan vendimin e Kushtetueses politik: Është koordinuar tërthorazi me VV-në dhe Osmanin

Astrit Gashi, analist politik, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e konsideruar atë një akt politik që favorizon dy palët kryesore në vend.

Sipas tij, gjykata ka trajtuar politikisht vetëm Lëvizjen Vetëvendosje dhe presidenten Vjosa Osmani, duke koordinuar indirekt vendimin me këta të dy.

Gashi ka theksuar se LVV-ja kishte kërkuar 60 ditë dhe për ta shpallur dekretim antikushtetues, por gjykata i dha vetëm 34 ditë me një arsyetim të dobët politik, duke mos plotësuar kërkesën për shpalljen e dekretit si antikushtetues.

“Ky është absolutisht vendim politik, i cili është bërë nga Gjykata Kushtetuese e cila e ka trajtuar politikisht vetëm dy palë në Kosovë, e ka trajtu politikisht LVV-në dhe kërkesat e saj si dhe Vjoses Osmanin presidenten dhe kërkesat e vendimin e saj vetëm këto dyja i ka trajtu. Jo vëtëm që i ka trajtuar por edhe është koordinuar tërthorazi me këto dy palë ky vendim, për mendimin tim. Sepse LVV i ka kërkuar 60 ditë dhe me u shpallë antikushteutes dekreti. Këta ia kanë jep 34 ditë me nëj arsyej krejtësisht abanle dhe arsyetim politik. Në anën tjetër nuk ia kanë plotësuar LVV-së kërkesën për em quajtur dekretin antikushtetues”, ak deklaruar ai.

Ai ka shtuar se presidentja Osmani u përpoq ta shmangte që në vendimin e gjykatës të mos jetë se dekreti i saj është antikushtetues.

“Osmani vetëm një gjë është munduar me prementu që të mos i shpallet vendimi natikushtues dhe në këtë kuptim mos me u marrë Kushtetusja fare me vendimin e saj dhe ne e shohim që nuk merret thotë vetëm se është i pavlerë, që nuk ëshët e vërtetë…Kanë rujatur Osmanin dhe Kurtin, nuk i ka jep fitore të pastër asnëjres palë”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika