Gashi: Fushata e VV-së është “fejk”, gjuha e vërtetë është ajo e fyerjeve

Analisti Astrit Gashi ka deklaruar në Debat Plus se fushata aktuale elektorale e Lëvizjes Vetëvendosje nuk përfaqëson fytyrën e saj të vërtetë politike.

Sipas Gashit, edhe pse fushata e VV-së mund të forcohet në ditët në vijim, ajo nuk do të arrijë nivelin e fushatave të kaluara dhe mbetet një fushatë “fejk”.

Ai theksoi se fytyra reale e VV-së është ajo që është parë gjatë pesë viteve të fundit të qeverisjes.

Ai shtoi se ky, sipas tij, është një mashtrim elektoral që do të zbulohet pas përfundimit të zgjedhjeve ose në rast se VV-ja nuk arrin të formojë qeverinë.

“Fushata elektorale e VV-së që ndoshta pak do të forcohet ditëve të ardhshme por jo deri në nivelin sa ka qenë zgjedhjet e kaluara, është fushatë elektorale fejk nuk është fytyra e LVV. Fytyra e LVV se si ka qeverisë në pesë vitet e fundit me Kosovën dhe se si planifikon të qeverisë edhe pas viteve të ardhshme nëse vjen.

Fytyra e vërtetë e VV dhe gjuha e vërtetë është gjuha ku ata i fyejnë dhe i shajnë oponentët politik, gazetarët shoqërinë civile dhe këdo që nuk ndan mendimin me të, kjo është fytyra e vërtetë nga ajo që e kanë treguar gjatë kësaj kohe qeverisje. Ky mashtrim i LVV ka me u pa që është i tillë në momentin kur përfundojnë zgjedhjet ose në momentin që nuk arrijnë të bëjnë qeverinë”, ka deklaruar Gashi.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika