Gashi ia uron fitoren VV-së: E pastër dhe e qartë 

Rezultatet e Exit Poll-it të UBO-s të publikuara në TV Dukagjini për zgjedhjet parlamentare kanë treguar një epërsi të qartë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të saj, Albin Kurti, i cili ka prinë bindshëm me 45.7 për qind të votave.

Në vend të dytë renditet Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.0 për qind, ndërsa Lumir Abdixhiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka marrë 15.6 për qind të votave.

Analisti politik Dardan Gashi, në Debat Plus, ka komentuar fitoren e Vetëvendosjes.

“Fitore e pastër, e qartë, e habitshme sa duash, por është ajo që është. Njëkohësisht disfatën serioze sidomos të LDK-së, por as PDK-ja nuk është për tu livduar”, ka thënë Gashi.

Të fundit nga rubrika