Analisti politik, Astrit Gashi ka komentuar vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për ta propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër, duke thënë se ky veprim nuk kishte për qëllim real zgjedhjen e tij, por krijimin e një narracioni politik.
Konjufca është mandatuar nga presidentja Vjosa Osmani për formimin e Qeverisë së re.
Në Debat Plus, Gashi tha se Vetëvendosje është e vetëdijshme se opozita nuk do t’i japë votat Konjufcës, por megjithatë, po përpiqet ta përdorë këtë situatë për të ndërtuar një rrëfim të ri para zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Nuk u vendos Glauk Konjuifca kandidat për kryeministër për tu zgjedhur. U vendos që opozita të fajësohet që këta nuk e dojnë askënd. Edhe atë që i kanë thënë ia japim votat për kryetar Kuvendi, nuk ia epin votat për kryeministër. Këtu është kjo për tu ndërtuar narracioni. VV-ja e di që nuk guxon të hyjë në zgjedhje e ardhshme pa e ndërtu një narracion. Ajo po dal prej narracionit të bllokuesit dhe ta gjuaj të opozita. Për këtë u dashtë me u kujdes opozita qysh mos me ra”, ka thënë Gashi në Debat Plus.
