Gashi: Kosova, partner i vogël por i besueshëm në sytë e ShBA-ve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje për “dialog strategjik” mes dy vendeve.

Kjo u bë e ditur pas një takimi në Prishtinë me zëvendëssekretarin e Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma.

Ish-atasheu i Kosovës në SHBA, Xhavit Gashi, e ka cilësuar Kosovën si një partner të vogël, por të besueshëm, në sytë e SHBA-ve.

Në FIVE të Dukajgini Gashi ka theksuar se ndonëse ka pasur periudha të vështira në marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht gjatë këtyre vitve të fundit, thelbi i politikës amerikane ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar

“Doktrina e Trump është tjetër doktrinë, prandaj edhe kur thashë, gjithsesi, përsëri nuk duhet të kemi frikë se do të ndryshojë rrënjësisht politika amerikane ndaj kosovës. Edhe ky dialog strategjik mund të riformulohet nga një administratë e re. Pra nuk rrezik që do të ndryshojë thelbësisht. Po pra e dimë nga Marrëveshja e Uashingtonit, pastaj administrata Trump pritet të sikur ka qenë e mëparshmja me ndryshime më transaksionale.

Fat është se edhe në administratën e re ne kemi miq. Qoftë në Senat, qoftë në Kongres, qoftë në institucione e reja.

Ne vazhdojmë të trajtohemi partnerë i vogël por i besueshëm. Pak është lënduar por nuk është shkatërruar.

Fatmirësisht, ka pasur shansa të lëndohet, por me këtë sot por edhe me vizita e deklarime nga administrata amerikane, shohim që fatmirësisht nuk është lënduar në një masë që t’i shkaktojë dëme partneritet tonë Kosovë-Amerikën”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika