Gashi: LVV pa Nismën nuk ka zgjidhje as sot, as nesër e as pasnesër

Në emisionin “Debat Plus”, analisti politik Astrit Gashi ka komentuar situatën politike aktuale dhe përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të çuar përpara procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve paszgjedhore.

Gashi ka kujtuar krizën politike të vitit 2017, kur koalicioni PAN, ndonëse thoshte se i kishte numrat për të formuar institucionet, në realitet nuk arrinte të sigurojë shumicën në seanca. “E mbaj mend vitin 2017 ka qenë PAN-i, çdo javë i kanë pasë numrat. Kur u mblidhke Kuvendi, nuk i kishin numrat. Gjithmonë i kishin numrat, por kurrë s’i kishin numrat. Dhe kështu na patën mbajt tri muaj derisa i bënë dikur. Njëherë mezi e bënë Behgjetin, pastaj mezi e ‘blejtën’ edhe Teuta Rugovën prej LDK-së,” tha Gashi.

Sipas tij, një taktikë e ngjashme po ndodh edhe tani nga Vetëvendosje, e cila po përpiqet të krijojë bindjen se e ka shumicën, ndonëse realiteti është tjetër. “Pra dhe Albin Kurti është ka e mban temën e nxehtë në opinionin publik, edhe njerëzit e LVV tu thanë ‘i kemi numrat’ pa i pasë numrat. E vërtetë është kjo – që numrat nuk janë sot. Nëse Nisma nuk është, nuk janë numrat as nesër, dhe nëse Nisma nuk është, nuk janë numrat as pasnesër.”

Ai ka shtuar se përpjekjet e Vetëvendosjes për të kontaktuar deputetë individualisht nuk po japin efekt konkret: “Ende nuk po shihet që kanë me hy në funksion. Po i shkruajnë do statuse, po i tërheqin në gjysmë të rrugës. Qysh i kemi pa. Ramabaja, p.sh., u nxe në një status një herë, gjatë emisionit u dashtë me i ftof sepse i ndrrun fjalët”, tha Gashi.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika