Avokati Tomë Gashi ka folur lidhur me kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vjet burgim për secilin prej ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si të barasvlershme me burgim të përjetshëm.
Sipas tij, qëllimi i Prokurorisë është që asnjëri prej ish-krerëve të UÇK-së të mos dalë i gjallë nga burgu.
“I ka ardh marre me kërku atë maksimalen që është burgimi i përjetshëm, dhe e ka limitu në aspektin e numrave por efekti është i njëjtë. Ajo prokurori nuk po do që asnjë pjesëtarë i UCK, kjo katërshja që me dalë të gjallë prej Gjykatës Speciale, respektivisht prej kërcënimit me burg të përjetshëm. Por sot të gjithë e than sot se kanë luftuar për Kosovën jo për veten”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus.
Ai ka shtuar të akuzuarit kanë theksuar në fjalët e tyre përmbyllëse se kanë luftuar për Kosovën dhe jo për interesa personale.
Ai gjithashtu ka thënë se, sipas praktikës së Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, askush nuk mund të akuzohej apo dënohej për përgjegjësi komanduese në kuadër të UÇK-së, pasi ajo funksiononte si ushtri vullnetare.
“Nuk mundesh me akuzu dikë, këtu në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë por edhe kjo gjykatë merr qëndrime askund nuk e kanë të shkruar nuk ka një nen të veçantë që merret dikush me dhënë përgjegjësi apo me u akuzu, eventualisht me u dënu për përgjegjësi komanduese.
Për shkak se qëndrimi i Tribunalës së Hagës për ish-Jugosllavi e ka sjellë një qëndrim të gjyqtarëve që ata e kanë në bazë të njohurive që i kanë pasur për organizimin e UÇK-së që deri në gushtin e vitit 1998 askush nuk mund të akuzohet e le më të dënohet për përgjegjësi komanduese sepse ishte një ushtri vullnetare dhe ishin faktikisht të gjithë ata që luftonin kishte ndërlidhej me komanda tjera me zona ushtarake të UÇK tepër të vështirësuara”, ka deklaruar Gashi
