Gashi: Nënshkrimi i Asociacionit prej Kurtit varet nga Erdogani

Analisti Astrit Gashi ka thënë se "a e nënshkruan Kurti Asociacionin apo jo, varet nga Erdogani dhe aftësia e Erdogani për ta bindur Vuçiqin dhe bashkësinë ndërkombëtare të mos i lërë vetëm komunat serbe, por edhe Mamushën ta fusë aty"

Analisti, Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga kryeministri Albin Kurti, varet nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Sipas Gashit, kjo varet nga aftësia e Erdoganit për ta bindur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe bashkësinë ndërkombëtare, që në Asociacion të mos jenë vetëm komunat serb, por t’i bashkëngjitet edhe komuna Mamushës.

“A e nënshkruan Kurti Asociacionin apo jo, varet nga Erdogani dhe aftësia e Erdogani për ta bindur Vuçiqin dhe bashkësinë ndërkombëtare, të mos i lërë vetëm komunat serbe, por edhe Mamushën ta fusë aty. Pra, që Albin Kurti të na thotë neve se nuk kemi bërë një Asociacion të komunave serbe, ndërkohë që e ke ndërtuar një strukturë të re, e cila nuk ka rëndësi a është komuna serbe apo turke apo rome”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi tha se nuk ka rëndësi se a është Asociacioni njetnik apo multietnik, pasi, sipas tij, është një strukturë të re kushtuese.

“Ndërkohë do ta bëjë një strukturë të re që nuk e ka në Kushtetutë, nuk ka rëndësi a është njëetnike apo shumetnike, një strukture të re kushtuese”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika