Gashi: Nuk kemi vija të kuqe me partitë shqiptare, por Kurti e VV-ja i bën vetëm dëm Kosovës

Kandidati i PDK-së për deputet, Kujtim Gashi, u shpreh se partia ku bënë pjesë nuk ka vija të kuqe për partitë shqiptare.

Megjithatë, Gashi i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se Kosova ka parë vetëm dëm në pesë vjet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe partia që ai udhëheq, Lëvizja Vetëvendosje.

“Për me u bë kryeministër dhe me qeverisë Kosovën duhet me marrë votën e qytetarëve, këta i kanë marrë votat por rezultatet e tyre po i shohim të gjithë. Si i kanë lyp 50% ashtu i morën – por sot Kosova qe një vit është pa qeveri jemi me një fazë ku shoqëria është polarizu, komunat trajtohet në baza partiake nga kjo qeveri – përçarje gjithandej dhe mungesë bashkëpunimi me secilën parti politike – kjo s’ka ndodhur kurrë pas lufte. Rivalitet ka pasur gjithmonë edhe ne me LDK-në pas lufte kemi pasur rivalitet dhe u bëmë bashkë se Kosova është më e rëndësishme sesa partitë. PDK-ja jemi deklaruar moti se s’kemi pasur vija të kuqe për partitë shqiptare për ato që hynë në kuvend e marrin votat e qytetarëve janë vota që burojnë nga vullneti i qytetarëve të Kosovës – por Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë shkaktuar dëme Kosovës tash e pesë vjet”, u shpreh Gashi.

Gashi, mes tjerash, u shpreh PDK-ja kur ka veprime të mençuara e praktike për veriun e vendit do të jetë gjithmonë aty qoftë në pozitë qoftë në opozitë.

“Territori i Kosovës është unik dhe për këtë duhet të punojnë të gjithë pavarësisht pozicionit, ne nuk kemi pasur kurrë mbështetjes as ndaj zotëri Kurtit kur ka pasur veprime të drejta. Por, jo që të bërë veriu pikë të zezë ku çdo herë në media botërore raportohet në kronika për dhunë e aksione policore dhe veprime që Kosovën e qesin në një hartë të zezë ndërkombëtare”, u shpreh Gashi.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika