Gashi: Nuk mund t’i largojmë barrikadat, këtë po e pranon Qeveria e Kosovës

Astrit Gashi ka thënë se barrikadat e vendosura në veri nuk mund të largohen nga Qeveria e Kosovës, kjo sipas tij, po pranohet edhe nga vetë Albin Kurti

Astrit Gashi, Gazeta Blic

Gjasat që shteti i Kosovës t’i heqë barrikadat, sipas gazetarit Astrit Gashi, pothuajse janë të pamundura.

Gashi thotë se këtë mendim e bazon në deklaratat publike të Qeverisë së Kosovës, ku thonë se ato duhet t’i heqë KFOR-i.

“Racionalja nuk thotë se ti mundesh t’i heqësh barrikadat, sepse këtë po e pranon edhe Qeveria e Kosovës. Kurti po thotë KFORi t’i heqë barrikadat. Ai është mision policor. KFORI hyn vetëm nëse policia thotë që nuk mundet  t’i heqë”, ka deklaruar ai.

Gashi ka thënë se pozicioni i LVV-së sa ishte në opozitë dhe tash kur është në pushtet dallon shumë.

Ai i ka përmendur idetë e VV-së sa ishte në opozitë, kur thoshte se sovraniteti i vendit duhet të shtrihet njësoj në çdo cep të territorit të tij.

“Nga pozicionet e VV-së, sa ishte në opozitë, shteti i Kosovës duhet të tregohet sovran dhe nuk duhet të lejohet mbyllja e rrugëve, ajo është e paligjshme. Së këndejmi shteti duhet të tregojë që sovraniteti i saj shtrihet në çdo pjesë të territorit të Kosovës, përfshirë edhe veriun. Nëse duam të tregojmë që veriu, Mitrovica, Ferizaj dhe Zveçani, Kaçaniku dhe Leposaviqi, janë pjesë të një vendi. Ky është qëndrimi i imi dhe  i LVV-së sa ishte në opozitë”, ka thënë ai.

Ai tha se Kosova është shtet për shkak se gjatë historisë ka pasur persona që nuk janë nënshtruar dhe se nuk janë bindur nga urdhrat që u janë dhënë.

“Kosova është Kosovë, sepse ka pasur njerëz që nuk janë nënshtruar, sepse nuk kanë bërë çfarë iu kanë thënë. Duke e përfshirë nëpër histori, edhe neve këtu edhe disa të tjerë”, ka thënë ai.

Gashi tha se Kosova nuk do të duhej të krijojë konflikt në veri për heqjen e barrikadave, sepse shumë lehtë, sipas tij, do të mundë të eskalonte situata.

Sipas tij, nëse kjo ndodh, barrikadat bëhen pjesë të bisedimeve Kosovë-Serbi, ku Kosova do të ishte në një pozicion të pafavorshëm.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika