Gashi: Qeveria e ka pranuar planin evropian, brenda është edhe Asociacioni

Dardan Gashi, analist politik

Plani evropian është pranuar moti nga Qeveria e Kosovës, sipas analistit politik, Dardan Gashi.

Ai në Debat Plus, ka thënë se brenda kësaj marrëveshjeje do të jetë edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Nëse të hënën nënshkruhet diçka, i bie që është pranuar e gjithë korniza, jo vetëm plani i përkohshëm i problemit. Asociacioni është brenda, në çfarë forme? Tentativa e kryeministrit me semantika për ta zbutur që nuk po i thotë Asociacion, por diçka tjetër”, ka thënë ai.

Gashi deklaroi se nuk i pëlqen që çështja e Manastirit të Deçanit është përfshirë brenda marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika