Gazetari Ermal Panduri, në emisionin Debat Plus, ka publikuar sondazhin më të fundit të realizuar nga UBO Consulting, i cili flet për perceptimin publik mbi bllokadën që po ndodh në Kuvendin e Kosovës.
Në pyetjen: “Kush mendoni se është fajtori kryesor për bllokadën që po vazhdon në Kuvendin e Kosovës?”, gati 50 për qind e të anketuarve fajësuan të gjitha partitë.
49.9% konsiderojnë se të gjitha partitë janë fajtorë njësoj.
32.6% fajësojnë Lëvizjen Vetëvendosje.
7.2% mendojnë se përgjegjësia bie mbi PDK-në.
6.3% e fajësojnë LDK-në.
3.1% nuk kanë një përgjigje.
1.0% e konsiderojnë AAK-në si përgjegjëse.
/1065 të anketuar (mostër përfaqësuese). Intervali i besueshmërisë 95 për qind me margjinë të gabimit prej +- 3 pikë të përqindjes. Datat 09-18 qershor/

