Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit, simptomë e një krize më të thellë politike në Kosovë

Gazeta gjermane “Berliner Zeitung” i ka kushtuar vëmendje dështimit të Albin Kurtit për t’u rizgjedhur kryeministër të Kosovës, duke e përshkruar situatën si pasojë të një krize të brendshme politike që ka paralizuar vendin prej muajsh.

Sipas raportimit, të dielën paradite, deputetët e Kuvendit të Kosovës hynë në sallë pas një vonese më shumë se njëorëshe, ndërsa tensioni ishte i dukshëm.

Për herë të tretë në karrierën e tij politike, Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi të zgjidhej në krye të qeverisë. Por votimi përfundoi me dështim të parashikueshëm: vetëm 56 deputetë votuan pro kabinetit të tij, 52 kundër, ndërsa 4 u abstenuan. Kështu, Kurti nuk arriti shumicën prej 61 votash të nevojshme për formimin e qeverisë së re.

Sipas “Berliner Zeitung”, ky rezultat është simptomë e një krize më të thellë politike që ka përfshirë Kosovën. Prej më shumë se nëntë muajsh, shteti po përballet me bllokada institucionale dhe përçarje të forta partiake, që kanë ngadalësuar proceset politike dhe qeverisëse.

Gazeta gjermane thekson se Kurti, i cili qeveris vendin që nga viti 2020, shihet nga shumë analistë si një nga shkaktarët e kësaj gjendjeje të ngërçit politik. Sipas raportimit, qëndrimi i tij shpesh i ashpër dhe konfrontues ndaj kundërshtarëve politikë e ka mbajtur Vetëvendosjen si forcën më të madhe politike në vend, por njëkohësisht e ka bërë atë pothuajse të pamundur për koalicion me partitë e tjera.

“Opozita kryesore në Kosovë e ka përjashtuar çdo bashkëpunim me Kurtin prej vitesh”, shkruan “Berliner Zeitung”, duke cituar burime nga partitë e tjera parlamentare që e konsiderojnë liderin e Vetëvendosjes si “të papërkulshëm dhe politikisht polarizues”.

Sipas mediumit gjerman, zgjidhja e krizës tani i takon presidentes Vjosa Osmani, e cila duhet, brenda dhjetë ditësh, të caktojë një kandidat tjetër për formimin e qeverisë.

Nëse edhe kjo përpjekje dështon, Kushtetuta e Kosovës parashikon mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

Gazeta në fjalë ka theksuar se shumë zëra politikë në Prishtinë tashmë e konsiderojnë këtë skenar – zgjedhjet e parakohshme – si opsionin e vetëm të besueshëm për ta nxjerrë Kosovën nga bllokada aktuale politike.

Reuters: Parlamenti i Kosovës dështon ta zgjedhë kryeministrin, pritet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika