Asnjë përfaqësues serb i interesuar të bëhet pjesë e kabinetit të kryetarit të Zveçanit

Ndonëse fillimisht u pengua ta mbante fjalimin si kryetar i ri i Zveçanit, Ilir Peci, brenda Kullës së Isa Boletinit, më pas u lejua.

Gazmend Boletini, pasardhësi i Isa Boletinit kundërshtoi që fjalimi i kryetarit të ri të komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pas betimit si kryetar të mbahet brenda Kullës së Isa Boletinit, por më pas lejoi.

Është konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur ndonjë përfaqësues serb të interesuar për t’u bërë pjesë e Kabinetit të Kryetarit apo të udhëheqë drejtori në Komunën e Zveçanit.

Pas ceremonisë së betimit, Selvete Kelmendi, nga Partia Demokratike e Kosovës, është zgjedhur kryesuese e Kuvendit Komunal, ndërkaq nënkryetari nuk është zgjedhur.

Objekti në të cilin do të jetë zyra e kryetarit të ri, shërben si zyrë për Komunite dhe Kthim dhe ndodhet në fshatin Lipë, ngjitur me fshatin Boletin.

Kjo do të jetë zyra e re e kryetarit të Zveçanit, Ilir Pecit

Ndryshe, kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, më 25 maj ka bërë betimin, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar.

Kjo ceremoni është zhvilluar në shkollën e fshatit Boletin, përkatësisht në shkollën fillore “Isa Boletini”.

Në objektin e shkollës ku u betua kryetari i ri, janë vendosur flamuri i Republikës së Kosovës dhe ai kombëtar.

Betohet kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika