Gecaj: Kosova nuk është më target i lehtë për shërbimet e huaja intelegjente

Hysen Gecaj, ish-ushtarak, ka thënë se Kosova nuk është më target i lehtë për kundërshtarët e saj, sidomos pas pranimit të fajësisë së agjentit të BIA-s serbe, Aleksandër Vlajiq, i cili është dënuar sot me 5 vite burgim.

Ai ka thënë se arrestimi e deri te vendimi dënuese i agjentit të BIA-s serbe është mesazh tejet i rëndësishëm.

Sipas tij, ky rast tregon se Kosova nuk është më ajo që ka qenë dikur, pasi që kapacitetet e saj të sigurisë janë ngritur lart në aspektin profesional.

“Institutionet e sigurisë së Kosovës kanë arritur në një nivel të lartë të zhvillimit në kuptimin e mbrojtjes dhe parandalimit të mundshëm të ndërhyrjeve të huaja inteligjente në çfarëdo forme qofshin ato,” ka thënë ai.

Më tej, Gecaj ka thënë se Serbia, që nga viti 1999, është munduar që të ndërtojë një bazament në Republikën e Kosovës ku do të ndërhynte me lehtësi.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika