Gecaj: Serbia asnjëherë nuk është tërhequr nga destabilizimi i Kosovës

Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj, ka thënë se Serbia nuk është tërhequr asnjëherë nga destabilizimi i Kosovës

Hysen Gecaj, ish-ushtarak

Hysen Gecaj, ish-ushtarak, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se Serbia nuk është tërhequr asnjëherë nga destabilizimi i Kosovës.

Lidhur me vendosjen e trupave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën, Gecaj ka thënë se ka implikim të shtetit të Serbisë në këtë çështje.

“Kishte mjaft elemente tjera që flisnin se ka implikim të shtetit serb në këtë rast sepse për të përgatitur një numër kaq të madh të personelit me trajnime, me logjistikë, me paisje luftarake të tilla çfare i pamë në armatimin që është zënë nga Policia e Kosovës. Ky është një tregues mjaft serioz, përveç atyre pastaj argumenteve tjera të dokumentacionit të shkruar dhe inçizimeve që janë zënë, flasin në vete mjaft për një implikim të shtetit të Serbisë. Mirëpo përveq kësaj, në një kuptim tjetër, sigurisht institucionet që merren me sigurinë e kanë të qartë se Serbia këtë tendencë e ka pasë që nga mbarimi i luftës në Kosovë dhe asnjëherë nuk është tërhequr nga destabilizimi i Kosovës. Kështu që edhe përgatitjet që i ka bërë ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i bërë dhe për të futur atë armatim gradualisht brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Gecaj.

Pasi Serbia vendosi trupat ushtarake afër kufirit me Kosovësd, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kërkuan që trupat ushtarake serbe të tërhiqen nga ai vend.

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka shprehur shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Lexo dhe: ShBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, ka thënë Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Ai ka thënë se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk do të urdhërojë ushtrinë serbe të kalojë kufirin me Kosovë, duke theksuar se do t’i tërheqë forcat ushtarake nga zona pranë kufirit me Kosovën.

Sipas tij, përshkallëzimi i tensioneve nuk do të ishte në të mirë të Serbisë, kur vije puna për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Lexo dhe: Vuçiq: Serbia nuk do të dërgojë forca ushtarake në Kosovë – do t’i tërheq ato nga kufiri

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të na prishin pozicionin që kemi ndërtuar prej një viti? Të shkatërrohet brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë”, ka thënë Vuçiq për Financial Times.

“Serbia nuk do të përfitonte nga kjo sepse do të rrezikonte pozitën e saj në negociatat me Prishtinën”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika