Fadil Geci, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, vlerëson partia ku bën pjesë është e përgatitur për të gjitha sferat në interes të vendit që të udhëheq në katër vjetët e ardhshme.
Geci, në FIVE në Dukagjin, u zotua se do të jetë zë i të gjitha shtresave të vendit në Kuvend.
“LDK-ja mendon për të rinjtë, qytetet e Kosovës, Prishtinën, pensionistët dhe të gjitha shtresat e popullit se çka mundem më bë më mirë për të mirën e Kosovës. Unë do të jem zë i qytetarëve, studentëve, pensionistëve e të gjitha shtresave tjera”, u shpreh Geci.
Geci, mes tjerash, u zotua se do të mbajë gjithmonë raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tjerë të Kosovës.