Gjatë Forumit Strategjik të Bledit, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u takua me homologen e saj sllovene, Tanja Fajon.
Në takim u diskutua finalizimi i procesit të njohjes së patentëshoferëve të Kosovës në Slloveni, një hap që do të lehtësojë jetën e mërgatës kosovare dhe do të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Po ashtu, u fol edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve mes bizneseve të Kosovës dhe Sllovenisë.
“Një tjetër temë me rëndësi ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni, që do të lehtësojë ndjeshëm jetën e mërgatës sonë dhe do të forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Ministrja Gërvalla falënderoi ministren Fajon për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik.