Gërvalla: I këshilloj të qetësohen zhurmaxhinjtë që po i pengon votimi i mërgatës në ambasada

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka theksuar se e drejta e votës për mërgatën është një e drejtë themelore që duhet të respektohet dhe lehtësohet kudo, duke iu bërë thirrje “kritikëve” të shqyrtojnë ligjin e ri zgjedhor dhe të ndalojnë pengesat politike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se e drejta e mërgatës për të votuar, si e drejtë themelore demokratike, buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ndërsa mënyra e votimit rregullohet me Ligjin e ri Zgjedhor, të miratuar gjatë këtij mandati qeverisës nga Kuvendi i Kosovës.

Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se e drejta e votës për mërgatën nuk guxon të mbetet vetëm në letër.

Sipas saj, ajo duhet të mundësohet kudo dhe për të gjithë.

“Zhurmaxhinjtë, të cilët kaq herët paska filluar t’i pengojë mundësimi i votimit të mërgatës në ambasada dhe misione anekënd botës, i këshilloj të qetësohen dhe të studiojnë ligjin. Ka kaluar njëherë e përgjithmonë koha kur për motive të ulëta politike, vota e mërgatës pamundësohej dhe gjymtohej deri në ekstrem”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gërvalla ka theksuar se mërgata në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do të mund të votojë pa barriera burokratike dhe administrative dhe për herë të parë edhe në ambasada dhe konsullata, por edhe përmes postës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika