Gërvalla në takim me homologen japoneze, e falënderon për mbështetjen e Japonisë ndaj Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në takim me ministren japoneze, Yōko Kamikawa, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve

Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yōko Kamikawa.

Në këtë takim është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës dhe Japonisë, mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, bashkëpunimin në realizimin e projekteve dhe të investimeve kapitale dhe strategjike.

Pamje nga takimi

“Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla shprehu falënderimet e saj për gjithë mbështetjen e madhe që Japonia i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, si në rindërtim, zhvillim ekonomik, arsim dhe proceset integruese. Tutje Ministrja Gërvalla e njoftoi homologen e saj rreth progresit që Republika e Kosovës ka arritur në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, respektim të të drejtave të njeriut etj”, thuhet në njoftim.

Me homologen e saj nga Japonia, Gërvalla ka diskutuar edhe për zhvillimin e njohurive të teknologjisë informatike dhe digjitalizimit, duke u dakorduar për angazhim të përbashkët në realizimin e projekteve konkrete, që për synim kanë tërheqjen e investimeve japoneze, krijimin e mundësive të punësimit të të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika