Gërvalla për vendimin për vizat: Bashkë jemi Evropa

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, ka falënderuar anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian për mbështetjen e tyre vendimtare, duke thënë “Se bashkë jemi Evropa”

Pas miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ka reaguar dhe uruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Me anë të një postimi në Twitter, Gërvalla ka falënderuar anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian për mbështetjen e tyre vendimtare, duke thënë “Se bashkë jemi Evropa”.

“Një ditë gëzimi për Kosovën dhe Bashkimin Evropian. Parlamenti Evropian sot përfundimisht vendosi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE për mbështetjen e tyre vendimtare. SE BASHKË jemi EVROPA”, shkroi ajo.

Nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Një ditë më vonë, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika