Gërvalla takon ambasadorin Abbott, vlerëson lart mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës

Në një komunikatë për media nga MPJD thuhet se gjatë këtij takimi ministrja Donika Gërvalla vlerësoi lart rolin e ambasadorit Nicholas Abbott në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe i uroi Ambasadorit suksese në misionet e tij të ardhshme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

Në një komunikatë për media nga MPJD thuhet se gjatë këtij takimi Gërvalla vlerësoi lart rolin e Abbott në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe i uroi ambasadorit suksese në misionet e tij të ardhshme.

“Ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadorin Abbott edhe për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik, si dhe rolin e rëndësishëm që e luan sot në përballje me situatën gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon, Evropë dhe në botë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika