Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministreve të Jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar në Toronto, ku gratë ministre pritet të diskutojnë sfidat globale që prekin gratë dhe sigurinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Toronto të Kanadasë, për të marrë pjesë në takimin e grave ministre të Punëve të Jashtme.

Gërvalla ka shkuar në këtë takim me ftesë të homologes së Kanadasë, Mélanie Joly.

“Ky takim, i cili do të zgjasë dy ditë, është bashkorganizimin i Kanadasë dhe Xhamaikës dhe mbledh ministre nga e gjithë bota për të diskutuar situatat e rënda me të cilat përballen gratë në vende si Afganistani, Irani, Ukraina dhe vende të tjera si dhe për të ofruar mbështetje konkrete”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Sipas njoftimit, Gërvalla do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me ministret e Jashtme të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Ky takim, i cili mbahet në vazhdën e një formati tashmë të konsoliduar të takimeve të grave ministre të Punëve të Jashtme, synon të identifikojë dhe të ofrojë zgjidhje për sfidat politike dhe të sigurisë, të cilat prekin në radhë të parë gratë dhe pasojat e këtyre sfidave për shoqëritë e ndryshme dhe sigurinë globale.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika