Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë të ditur se nga sot partisë i është bashkuar profesori i asociuar në Universitetin e Prishtinës, Gëzim Qerimi.
Hamza ka thënë se Qerimi ka mbi 17 vjet përvojë në marrëdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes, njofton Dukagjini.
“Në ekipin tonë e mirëpritëm Dr. Gëzim Qerimin, profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës. Ai ka mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes. Përveç përvojës profesionale, profesori Gëzim Qerimi është autor i shumë punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe më herët ka qenë edhe lider studentor. Mirë se erdhe, Gëzim!”, ka shkruar Hamza.
