“Gjaku deri n’gju do bëhet e s’ka mu bë Republika e jote”, Koci tregon se çka i tha UDB-ashi Januz Loshi në burgun e Nishit

Në një vizitë në burg e Nishit, në vitin 1987, Januz Loshi e pyeti Gani Kocin nëse kishte ndryshuar qëndrimet e tij për pavarësinë e Kosovës. Koci qëndroi i vendosur në bindjet e tij, pavarësisht kërcënimeve të Loshit

Pas disa muajve torturë dhe keqtrajtim, veprimtari Gani Koci u dënua dhe u dërgua në vuajtje të dënimit prej 15 vjetësh në kohën e ish-Jugosllavisë. Fillimisht ai u burgos në Beograd dhe më pas u transferua në burgun e Nishit.

Koci në një intervistë në “Debat Plus” ka treguar se në vitin 1987, vizitohet nga shqiptarët e UBD-së që torturuan gjatë kohë së hetimeve, Januz Loshi e Bashkim Kursani.

Loshi e kishte pyetur Kocin se a ka ndryshuar, pasi i kishte rreth 6 vjet në burg.

“Më thotë Januz Loshi: ‘A ke ndryshu?’. I thash; Po Jonuz qysh s’kam ndryshuar’. Më pyeti: ‘A ke ndryshu për mirë a për keq?’. Thash: Për mirë Januz kom ndryshu.

“Ato ide të 81-shes si ki ma”, më pyeti. Jo bre i ri jom kanë atëherë e s’kom dit, e tash i kom ba do vjet…tash ato ide janë pjek, janë forcu e atëherë janë kanë të zbehta se kam qenë i ri dhe a pe sheh ndryshimin, po bajë syza… Më tha: ‘D.m.th. ti s’ke ndryshu ‘a. I thash: Jo jo, s’kom ndryshu qysh po mendon ti”.

Loshi e sheh që edhe pas 6 vjetësh në burg e torturave, Kocit nuk i kishe ndryshuar bindja për liri e pavarësi të Kosovës.

“Gjaku deri në gju ka mu bo e s’ka mu bo Republika e jote”, kishte thënë Loshi, sipas Kocit.

“Po të betohem Gani Koci se pa të komprometuar se la”, e kishte kërcënuar përsëri Loshi.

“Kam me të lëshu pas 1 muaji, dhe lë më që shokët dhe dashamirët që i ki që s’kanë me të fol po as të shpis tane s’kanë me të fol ma”, i kishte thënë më tej Loshi.

Tutje ai ka treguar edhe ballafaqimin pas lirimit nga burgu me të.

“Mas burgut ka kërku me u taku… doja me dëshmitar me u taku.  E marr kryetarin e degës së Skënderajit, edhe një kusheri timin që ka vdekë. Në takim me të në Skënderaj. U ulëm… ka qenë në vitin 1992. Më tha shoku Gani, kam punu ti e din, po tash jam në sindikatën e policisë. Unë atëherë isha kiq, në KMDLNJ. Më tha se jemi ne hulumtim, kemi qef që te ti me i plasu informacionet, shumë mirë i thash që paske ardh e je kthy te unë. Pritke aj, që po ia përmendi të këqijat… Kur dola shokët më thanë pse si the asgjë. Ai qëllimin e ka pas me u shprazë unë. Por une se kam bërë sepse ka qenë qëllimi i tij”, tha ai.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika