Të paktën gjashtë persona u vranë të dielën gjatë përleshjeve me policinë, pasi qindra protestues sulmuan Konsullatën e SHBA-së në qytetin port të Pakistanit, njoftuan autoritetet.
Dhuna ndodhi pas sulmeve të kryera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Iranit dhe vrasjes së udhëheqësit suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei, shkruan AP, transmeton Dukagjini.
Policia dhe zyrtarët e një spitali në Karachi thanë se të paktën tetë persona të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.
Policia njoftoi se protestuesit u shpërndanë më pas dhe situata u vendos nën kontroll.