Gjashtë koka të prera gjenden në një rrugë në Meksikën qendrore

Një ngjarje makabre ka tronditur Meksikën qendrore, ku gjashtë koka të prera u gjetën të martën në mëngjes në një rrugë që lidh shtetet e zakonisht paqësore Puebla dhe Tlaxcala, raporton media ndërkombëtare, përcjell Dukagjini.

Autoritetet lokale konfirmuan zbulimin, por nuk dhanë detaje mbi motivin e vrasjeve dhe as nuk identifikuan ndonjë grup kriminal që mund të ishte përgjegjës.

Sipas mediave vendase, në vendngjarje u gjet një batanije me një mesazh kërcënues drejtuar bandave rivale, i nënshkruar nga një grup që e quan veten “La Barredora” – që në shqip do të thotë “pastruesi”. Ky është emri i një organizate pak të njohur kriminale që vepron në shtetin perëndimor të Guerrero, por mbetet e paqartë nëse ata qëndrojnë pas sulmit.

Zyra e prokurorit lokal ka bërë të ditur se kokat e gjetura në Tlaxcala i përkisnin burrave dhe ka hapur një hetim për zbardhjen e rastit, njofton agjencia AFP.

Rajoni, përveç trafikut të drogës, njihet edhe për kontrabandën e karburantit, të quajtur “huachicolea”, një aktivitet i paligjshëm që gjeneron miliarda dollarë për grupet kriminale.

Deri më tani, autoritetet federale nuk kanë reaguar lidhur me këtë rast. Ngjarja ndodhi në kohën kur administrata e Presidentes Claudia Sheinbaum po zhvillon një fushatë të gjerë kundër trafikimit të fentanilit.

Edhe pse Puebla dhe Tlaxcala zakonisht nuk njihen për dhunë ekstreme të karteleve si në rajonet e tjera të Meksikës, vitet e fundit është shënuar një rritje e përleshjeve kriminale. Që nga viti 2006, kur qeveria angazhoi ushtrinë kundër bandave, vendi ka regjistruar qindra mijëra të vrarë dhe dhjetëra mijëra të zhdukur.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika