Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në komunat Graqanicë, Prishtinë, Malishevë, Gjakovë dhe Skenderaj gjatë 24 orëve të fundit.

Graqanicë, një qytetar ka raportuar për një mosmarrëveshje verbale me babanë e tij. Pas intervistimit të palëve, prokurori ka vendosur që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë, është raportuar një rast i rëndë ku një grua dhe vajza e saj e mitur kanë pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Viktimave u është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim.

Po ashtu në kryeqytet, policia ka arrestuar një burrë që kishte dërguar mesazhe kërcënuese ish-bashkëshortes së tij; ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Malishevë, gjatë një vizite mjekësore, te një grua janë vërejtur hematoma të lehta, por ajo ka refuzuar të deklarohet. Megjithatë, me urdhër të prokurorit, është iniciuar procedura ligjore për zbardhjen e rastit.

Gjakovë, një burrë nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Ndërsa në Skenderaj, policia ka arrestuar një burrë që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje verbale. Atij i është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, armë me të cilën viktima kishte deklaruar se ishte kanosur më parë. I dyshuari është ndaluar dhe rasti po hetohet.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika