Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh policor, dy nga rastet janë në Prishtinë dhe nga një rast në Podujevë, Gjakovë, Vushtrri dhe Leposaviq, njofton Dukagjini.
Një shtetase e huaj është në mesin e viktimave teksa gjashtë burra janë arrestuar nga Policia për rastet e ndara.
Më poshtë i gjeni rastet e plota të raportuara në Policinë e Kosovës.
Prishtinë / 10.01.2026 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase e huaj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë / 10.01.2026 – 09:00. Dyshohet se ankuesja f/k ka pasur në vazhdimësi dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit viktima së bashku me tre fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë / 10.01.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit u ka shkaktuar dhunë psikike anëtarëve të familjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Vushtrri / 10.01.2026 – 18:00. Dyshohet se ankuesja f/k, është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari m/k. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Leposaviq / 10.01.2026 – 15:30. Dyshohet se ankuesja f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.