Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan në Polici për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh policor, tri nga rastet janë në Fushë Kosovë dhe nga një rast në Obiliq, Gjakovë dhe Vushtrri, njofton Dukagjini.

Në dy nga këto raste janë arrestuar tre burra, teksa të gjitha viktimat janë gra.

Më poshtë i gjeni rastet e plota të raportuara në Policinë e Kosovës.

Fushë Kosovë / 13.02.2026 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se  ka sulmuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë/ 14.02.2026 – 13:30.   Dyshohet se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti, i dyshuari m/k  i ka sulmuar fizikisht viktimën f/k dhe vajzën e tyre. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Bresje / 14.02.2026 – 13:25. Dyshohet se ish bashkëshorti i saj i dyshuari m/k  e ka  kërcënuar verbalisht viktimën f/k. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Obiliq / 14.02.2026 – 21:30. Viktima f/k, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k i cili gjendet në arrati. Rasti nën hetime.

Gjakovë / 14.02.2026 – 15:30. E dyshuara f/k  pas një mosmarrëveshje në familje dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës f/k. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte hetimore.

Vushtrri / 14.02.2026 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika