Gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Odesa të Ukrainës

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Odesa nga një sulm me raketa të kryer nga forcat ruse

Fasada e shkatërruar e një ndërtese banimi në rajonin Odesa të Ukrainës që u godit nga një raketë mbrëmjen e së enjtes së 30 qershorit

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin me raketa gjatë natës në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, të kryer nga forcat ruse.

Bombardimet, siç njofton administrata shtetërore rajonale, kanë shkaktuar dëme të shumta në banesa, një magazinë, si dhe në dyqane e kafene në qendër të qytetit.

Sulmi i nisur nga Deti i Zi përfshinte katër raketa lundrimi Kalibr të lëshuara nga deti, tri prej të cilave u kapën nga mbrojtja ajrore, tha administrata rajonale në Facebook.

Tre punonjës të një magazine ushqimore u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet për të mbijetuar të mundshëm nën rrënoja. Gjashtë persona të tjerë – roje dhe banorë të një shtëpie fqinje – u plagosën, shkruan REL.

Andriy Kovalov, një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, tha se forcat ruse kanë shtuar sulmet raketore dhe ajrore në Ukrainë.

Kjo fushatë bombardimesh po ndodh në kohën kur Kievi është në fazat e hershme të një kundërofensive.

Gjatë një konference, Kovalov tha se rajone të shumta duke përfshirë Harkivin, Donjeckun, Kirovohradin dhe Odesën ishin në shënjestër të sulmeve.

Armët e përdorura në këto sulme përbëheshin nga raketa lundrimi Kh-22, raketa lundrimi Kalibr të lëshuara nga deti dhe drone Shaheed me origjinë iraniane.

Nëntë nga këto raketa u kapën me sukses nga Ukraina.

Një ditë më parë, Rusia nisi një sulm masiv me raketa gjatë natës në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, duke vrarë të paktën dhjetë persona dhe plagosur 28 të tjerë dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika