Gjatë janarit, 68 aksidente në autostrada dhe mbi 6 mijë gjoba nga Policia e Kosovës

Njësia për Kontroll të Autostradave, gjatë muajit janar 2026, ka zhvilluar aktivitete të vazhdueshme me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, gjatë janarit janë regjistruar gjithsej 68 aksidente trafiku, prej të cilave 40 me dëme materiale dhe 28 me lëndime trupore.

Ndërkohë që bëhet e ditur se në kuadër të zbatimit të ligjit, janë shqiptuar 6,709 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Po ashtu, janë konfiskuar 5 automjete, 18 automjete janë larguar nga qarkullimi, ndërsa 44 drejtuesve të mjeteve u është ndaluar përkohësisht drejtimi i automjetit.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika