“Mbretëresha e Parisit”, Distria Krasniqi me medaljen e nëntë në Grand Slam – katër të arta

Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Grand Slamin e Parisit, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në garat e zhvilluara të shtunën.

Pas një paraqitjeje të fortë gjatë gjithë turneut, xhudistja kosovare e kurorëzoi suksesin në finale, ku e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler me Ippon pas vetëm 10 sekondash luftë, njofton Dukagjini.

Me këtë fitore, Distria vazhdon të forcojë statusin e saj si një nga garueset më të suksesshme në historinë e këtij turneu prestigjioz, duke arritur në nëntë medalje të fituara në Grand Slamin e Parisit.

Federata Evropiane e Xhudos ka shpërndarë pamje nga finalja, duke e vlerësuar atë si “mbretëreshën e Parisit”.

“Mbretëresha e Parisit: nëntë medalje deri më tani, katër prej tyre të arta”, thuhet në postimin e federatës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika