Bastisje në Zubin Potok, dyshohet se u gjenden armë dhe nitroglicerinë

Policia e Kosovës (fotografi nga arkivi)

Policia e Kosovës është duke zhvilluar bastisje në Zubin Potok, ku në një lokacion kanë gjetur sasi armatimi dhe nitroglicerinë [kjo e fundit përdoret për prodhimin e eksplozivëve}. Burimet e Dukagjinit kanë bërë me dije se do të ketë edhe bastisje të tjera të vazhdueshme dhe që ndërlidhen me shpërthimin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë shkurt Elshani.

Në tri ditët e fundit tri sulme kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Më pak se 24 orë pas sulmit me granatë dore në ndërtesën e Komunës në Zveçan, ka ndodhur një shpërthim në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut të premten. 

Autoritetet qendrore të Kosovës, për sulmin që kanë cilësuar terrorist, e bëjnë përgjegjëse Serbinë. Sulmet janë dënuar edhe nga SHBA-ja e BE-ja. 

Lajmi përditsim

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika