Gjenden gjallë dy vajzat e zhdukura para një jave në Pejë

Të dy vajzat nga Peja ishin raportuar të zhdukura një javë më parë, njëra nga fshati Treboviq dhe tjetra nga Qyshku i Pejës. Ish-deputeti, Veton Berisha, ka njoftuar se ato tashmë gjenden në stacionin policor të Pejës

Policia e Kosovës

Dy vajzat e zhdukura një javë më parë në Pejë janë gjetur gjallë.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti, Veton Berisha, përmes një postimi në Facebook.

“Vajzat e zhdukura një javë më parë E.B dhe L.N janë gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë, ku jemi prezentë bashkë me to”, ka shkruar Berisha, gjersa i ka falënderuar të gjithë ata që kishin ndihmuar përgjatë procesit.

Të dy vajzat nga Peja ishin raportuar të zhdukura një javë më parë, njëra nga fshati Treboviq dhe tjetra nga Qyshku i Pejës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës më 25 shtator thuhej se, vajzat ishin larguar nga shtëpitë dhe nuk ishin kthyer më.

“Fsh. Treboviq dhe Fsh. Qyshk, Pejë (NN) 23.09.2022 – 07:00. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se vajzat e tyre kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më”, thuhet në raport.

Atë kohë, u bë e ditur se rastet janë duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika