Policia ka bërë të ditur se është gjetur 15-vjeçarja e cila dy ditë më parë ishte raportuar e zhdukur nga familja e saj.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se se një person është arrestuar pasi kishte bashkëjetuar me të për dy ditë, njofton Dukagjini.
Kësisoj, rasti është iniciuar si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka bashkëjetuar me viktimën e mitur të moshës 15 vjeçare e cila dy ditë më parë nga familja e saj është raportuar si person i zhdukur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.