Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur, dyshohet se u dhunua, arrestohet një i dyshuar

Një e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Gjakovë është gjetur. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar që ka qëndruar me viktimën prej kohës që ajo ishte larguar nga shtëpia

Fotografi ilustruese

Është gjetur e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Gjakovë.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar një person, pasi dyshohet që i njëjti ka qëndruar me viktimën prej kohës që ajo ishte larguar nga shtëpia.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjakovë  21.02.2024 – 12:45. Më 22.02.2024, pas hetimeve të zhvilluara, është gjetur viktima femër, mashkull kosovar (e mitur), e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se ka qëndruar me viktimën prej kohës që viktima ishte larguar nga shtëpia. Viktima i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika