Gjendet i vdekur një 19-vjeçar në Brod, ishte raportuar si i zhdukur

Një 19-vjeçar është gjetur i vdekur këtë të enjte në fshatin Brod të Shtërpcës.

Viktima ishte raportuar i zhdukur nga familjarët një ditë më parë.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 10.12.2025, në stacion janë paraqitur familjarët nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, për të raportuar një rast personi të zhdukur, Y. H, ( 19 vjeç ), i cili kishte dalë nga shtëpia më datë 10.12.2025 rreth orës 00:30 dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi dhe nuk dihej për fatin e tij”.

“Ndërsa, sot më 11.12.2025 rreh orës 13:20 është gjetur, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së tij, në një livadh, pa shenja jete. Vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtërpcë”, u shpreh Veseli.

Veseli po ashtu bëri të ditur se ekipe të policisë janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit po e hetojnë rastin.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika