Gjendet i vdekur një person brenda një veture në Gjakovë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij në Gjakovë. Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”

Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 11:40, dhe se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 11:40 në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Elezaj.

Elezaj shtoi se ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika