Gjendet i vdekur një person në Graçanicë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Badovc i Ri të komunës së Graçanicës

Policia e Kosovës

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Graçanicë.

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Badovc i Ri të komunës së Graçanicës.

Policia ka njoftuar se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, derisa policia është duke e hetuar ngjarjen.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika